Impianti i trajtimit një-pjesësh Ifablok
Ifablok është një impiant trajtimi një-pjesësh i përbërë nga rezervuarë modularë për instalim nëntokësor që përdoret për të siguruar një sistem të plotë trajtimi për ujërat e ndotura ( ujerat e zeza) shtëpiake dhe/ose të ngjashme.
Përdorimi dhe specifikimet
- SEKSIONI I SEDIMENTIMIT DHE TË TRETJES SË LLUMIT: seksion qetësues ku pjesa e ngurt vendoset dhe grumbullohet në fund të rezervuarit. Flora bakteriale e transformon përbërësin e kalbshëm të llumit në llum inerte, dioksid karboni dhe ujë.
- SEKSIONI I OKSIDIMIT: zona në të cilën fryhet ajri për të lëvizur dhe për të oksigjenuar ujerat e ndotura. Këtu zhvillohet flora bakteriale aerobike që oksidon përbërësin organik të mbetur si dhe azoti.
- DIFUZORE: gomë me mikrovrima për shpërndarje uniforme të ajrit në seksionin e oksigjenimit.
- SEDIMENTIMI FINAL: zonë qetësimi në të cilën çdo llum i mbetur dekanton dhe me ane te graviteti futet në zonën e oksidimit.
- FRYERËS-KOMPRESORË: për të fryrë ajrin në seksionin e oksigjenimit.
Karakteristikat Teknike
Impianti i trajtimit me një-pjesësh IFABLOK përbëhet nga sedimentimi primar dhe tretja anaerobe e llumit në një rezervuar biologjik dhe ne fazen e dyte tretja aerobike e llumit të aktivizuar. IFABLOK është një sistem që përdor veprimin e kolonive bakteriale aerobe që, duke mbetur pezull në ujërat e zeza, konsumojnë materialin organik të biodegradueshëm, duke e përdorur atë si lëndë ushqyese për të marrë energjinë e nevojshme dhe materialin e nevojshëm për sintezën e qelizave të reja. Një sistem ajrimi përdoret për të garantuar përqendrimin e oksigjenit të nevojshëm për zhvillimin e reaksioneve biologjike. Ky sistem përbëhet nga shpërndarës të zhytur të cilët, nga fundi i rezervuarit, shpërndajnë një rrjedhë flluskash të imta ajri. Kjo gjithashtu garanton përzierje të mjaftueshme për të mbajtur në pezullim përqendrimet e larta të lëndëve të ngurta të pranishme në rezervuar.
PËRDORIMI: Trajtimi parësor dhe dytësor i ujërave të ndotura (ujerat e zeza) shtëpiake dhe të ngjashme.
RREGULLORET E REFERENCAVE: Ligji Dekret 152/06.

