Impianti i trajtimit me një- pjesësh Bioblok
Bioblok është një impiant trajtimi një-pjesësh i përbërë nga rezervuarë modularë për instalim nëntokësor që përdoret për të siguruar një sistem të plotë trajtimi për ujërat e ndotura ( ujerat e zeza) shtëpiake dhe/ose të ngjashme.
Përdorimi dhe specifikimet
Trajtimi parësor dhe dytësor i ujërave të ndotura (ujerat e zeza) shtëpiake dhe të ngjashme.
- SEKSIONI I SEDIMENTIMIT DHE TË TRETJES SË LLUMIT: seksion qetësues ku pjesa e ngurt vendoset dhe grumbullohet në fund të rezervuarit. Flora bakteriale e transformon përbërësin e kalbshëm të llumit në llum inerte, dioksid karboni dhe ujë.
- MATERIALI FILTRUES: material mbushës plastik me një sipërfaqe të madhe që vepron si një mbështetje mbi të cilën mund të zhvillohen bakteret aerobike përgjegjëse për trajtimin e EJERAVE TE NDOTURA.
- DIFUZORE: gomë me mikrovrima për shpërndarje uniforme të ajrit në seksionin e oksigjenimit.
- FRYERËS-KOMPRESORË: për të fryrë ajrin në seksionin e oksigjenimit.
Karakteristikat Teknike
Impianti i trajtimit me një pjesë BIOBLOK përbëhet nga sedimentimi primar dhe tretja anaerobe e llumit në një rezervuar biologjik dhe tretja aerobike e biomasës ne fazen e dyte. BIOBLOK është një reaktor biologjik, brenda të cilit mikroorganizmat që pastrojnë efluentin zhvillohen në sipërfaqen e materialit të posaçëm mbushës (material filtruese). Shpërndarja uniforme e ujerave te ndotura përmes filtrit garanton kontaktin maksimal midis materialit organik për t’u pastruar dhe filmit biologjik që mbulon sferat që përbëjnë materialin mbushës. Më konkretisht, bakteret që rriten dhe zhvillohen brenda filtrit aerobik konsumojnë ngarkesën organike në ujerat e ndotura në prani të oksigjenit. Oksigjeni hyn në rezervuar vazhdimisht përmes kompresorit të jashtëm dhe shpërndahet nga pllakat e difuzorit
RREGULLORET E REFERENCAVE: Ligji Dekret 152/06
